Amorim lavdëron Zirkzee para ndeshjes me Evertonin

Ruben Amorim do të ketë ndeshjen e tij të tretë si trajner i Manchester United.
Amorim, do të synojë të marrë fitoren e tij të parë në Premier League, në ndeshjen që do zhvillohet sot në Old Trafford.
Portugezi, lavdëroi sulmuesin holandez i cili nuk po kalon një kohë të mirë në Angli.
🚨🗣️ Amorim on Zirkzee: "He is a talented player, a Manchester United player, and I think he is ready for this position. We need his characteristics for this game. Everton have two central defenders who are very strong in the air, and I want a more technical striker who can have… pic.twitter.com/I84O6KhYfV
— UtdTruthful (@Utdtruthful) December 1, 2024
Ai është një lojtar i talentuar, një lojtar i Manchester United, dhe unë mendoj se ai është gati për këtë pozicion. Ne kemi nevojë për karakteristikat e tij për këtë lojë. Everton ka dy mbrojtës qendrorë që janë shumë të fortë në ajër, dhe unë dua një sulmues më teknik që mund ta ketë topin në zona të ndryshme”, u shpreh Amorim.
Ndeshja zhvillohet sot në orën 14:30, ku Zirkzee do të startojë nga minuta e parë./IndeksOnline/