Amorim: Lojtarët janë ndonjëherë të frikësuar në fushë

Ruben Amorim e pret një test i vështirë sot në Premier League.
Skuadra e tij do të udhëtojë në “Anfield”, ku do të përballet ndaj liderëve dhe ekipit më në formë në Evropë, Liverpoolit.
“Djajtë e Kuq”, aktualisht gjenden në krizë kun ë 5 ndeshjet e fundit, kanë fituar vetëm një ndeshje, atë në derbin ndaj Manchester Cityt.
Për situatën në skuadrën e tij foli edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim.
🔴📈 Rúben Amorim: “The players are anxious and sometimes afraid on the pitch. We have to cope with that”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2025
“We need the leaders to step up to help the other guys – and I’m the most responsible person here to improve the performances”.
“I am on it”. pic.twitter.com/71iGeMWkbh
“Lojtarët janë të shqetësuar dhe ndonjëherë të frikësuar në fushë. Ne duhet të përballemi me këtë”. “Ne kemi nevojë që liderët të rriten për të ndihmuar djemtë e tjerë – dhe unë jam personi më përgjegjës këtu për të përmirësuar performancat”.
Ndeshja derbi mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, zhvillohet sot në “Anfield” në orën 17:30./IndeksOnline/