75 Mall Live Search
18:49 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / Gj. Sh

Amorim në stilin e Bleros, tregon çka i pëlqen në Premierligë

Ruben Amorim me shumë gjasë do të jetë trajner i ri i Manchester United.

Ai do të jetë zëvendësues i Erik Ten Hag, i cili u shkarkua në fundjavën që lam pas, shkruan IndeksOnline.

Është raportuar se Manchester United ka arritur marrëveshje me Amorim dhe klauzolen e tij me Sporting Lisbonën.

”Djajtë e kuq” do t’i paguajë klubit portugez 10 milionë euro për ta liruar atë nga kontrata.

Amorim gjatë konferencës së sotme u pyet se çfar i pëlqen në Premierligë, dhe ai duke buzëqeshur tha:

‘“Çfarë më pëlqen në Ligën Premier? Gjithçka”.

Amorim pritet të zyrtarizohet si trajner i Manchester United, pas ndeshjeve ndërkombëtare të muajit nëntor./IndeksOnline/