Amorim për Onanën: Ai na ka shpëtuar shumë herë

Trajneri portugez Ruben Amorim pësoi humbjen e tij të dytë si trajner i Manchester Unitedit.
Mbrëmë u mposhtën në “Old Trafford” nga skuadra e Nottingham Forestit, dhe portugezi tha disa fjalë motivuese rreth portierit të tij, Andre Onana, i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë.
🔴✋🏻 Ruben Amorim on Onana's mistake: "André has saved us a lot of times!".
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 8, 2024
"We have to find a way when mistake happen. We have to turn it around to help our goalkeeper. The same way he saves us at Ipswich". pic.twitter.com/3hrZX0HlOK
“André na ka shpëtuar shumë herë!”. “Ne duhet të gjejmë një mënyrë kur ndodh gabimi. Duhet ta kthejmë atë për të ndihmuar portierin tonë. Në të njëjtën mënyrë ai na shpëton në Ipswich”, u shpreh Amorim.
Kujtojmë që kjo ndeshje është mbyllur me rezultat 2-3 me golat e shënuar nga Hojlund dhe Bruno Fernandes për vendasit, dhe Milenkovic, Gibbs-White dhe Wood për mysafirët./IndeksOnline/