Amorim po vjen te “djajtë e kuq”, por një legjendë përgatitet për t’u larguar

Ruben Amorim pritet të jetë trajneri më i ri i Manchester Unitedit dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.
“Djajtë e kuq” gjatë këtyre ditëve shkarkuan nga pozita trajnerin, Erik ten Hag dhe menjëherë kanë gjetur zëvendësuesin e tij, shkruan Indeksonline
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se me të ardhur trajneri portugez, nga Manchester Unitedi do të largohet një legjendë e klubit.
Bëhet fjalë për Ruud Van Nistelrooy, i cili është duke ushtruar detyren e trajnerit pas largimit të Ten Hagit.
Duket se trajneri i Sporting Lisbonës në “Old Trafford” do të “aterojë” me asistentët e tij dhe legjenda holandeze nuk do të ketë vend në stol./Indeksonline/