Amorim tregon arsyen pse nuk startoi me Onanan

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim ka treguar pas ndeshjes pse nuk startoi me Andre Onanan.
Skuadra e Manchester Unitedit pësoi humbje ndaj Arsenalit në “Old Trafford” me shifrat minimale 0:1, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, trajneri portugez tregoi arsyen pse nuk startoi me Onanan por me portierin turk, Bayindir.
“Nuk e kam përjashtuar Onanan. Nuk bëhet fjalë për përjashtim, por vetëm kam vendosur një portier tjetër para tij. Unë jam i lumtur me tre portierët që i kam në skuadër”, u shpreh trajneri i Manchester Unitedit
Kujtojmë që ndeshjen e ardhshme, “Djajtë e Kuq” e luajnë ndaj Fulhamit, si mysafir./Indeksonline/