Amrabat te Barcelona, goditja e ditës së fundit të afatit kalimtar

Sofyan Amrabat mund të jetë “bomba” në këtë merkato dimërore. Lojtarit maroken i pëlqen shumë Barcelona dhe klubi i Barcelonës po përpiqet në këto orët e fundit të marrë shërbimet e futbollistit të Fiorentinës.
Skuadra e Barçës do t’i kërkojë klubit italian një huazim me opsion blerje. Kalimi i Amrabat mund të bëj që Kessie të lë skuadrën në orët e fundit të afatit kalimtar.
Një gjë është e sigurtë, Barcelona do të jetë aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar./Indeksonline/