Amy Coney Barrett emërohet si gjyqtare në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve

Senati amerikan ka konfirmuar gjyqtarin Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë, kjo si një fitore për presidentin aktual, Donald Trump, një javë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Barrett si anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë u zgjodh me 52 vota pro dhe 48 kundër, shkruan BBC.
48-vjeçarja bëri betimin e zyrës në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Presidentin Trump.
Me përfshirjen e zonjës Barrett, gjykata me nëntë anëtarë ka tani një shumicë të konsiderueshme konservatore prej 6-3 në organin e lartë gjyqësor të SHBA.
Barret është gjyqtarja e tretë e emëruar nga presidenti republikan, pas Neil Gorsuch në 2017 dhe Brett Kavanaugh në 2018.