16:47 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Ana Brnabiç tregon se çka i ka thënë SHBA-të Serbisë për lobimin kundër Kosovës

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç e ka pranuar që SHBA-të i kanë kërkuar Serbisë që të ndalojnë lobimin kundër Kosovës por që Beogradi e kishte hedhur poshtë.

Në ‘Happy TV’ ajo u shprehë se konflikti i ngrirë me Kosovën nuk duhet të lihet kështu pasi që nuk ndihmon në përparimin e Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Nëse nuk kemi stabilitet në rajon, ne nuk do të jemi në gjendje të përmbushim reformat strukturore të nisura nga Vuçiq” u shprehë ajo.

 Brnabiç e njohur për deklaratat skandaloze, vazhdoi tutje duke thënë se politikanët kosovar janë të ndjeshëm.

“Dua që ata të jenë pak më të ndjeshëm dhe mendoj se kjo është mirë jo vetëm për shqiptarët në Kosovë por për gjithë rajonin” u shprehë kryeministrja duke u munduar të arsyetoj veprimet e Serbisë kundër Kosovës. /Indeksonline/