Ana dhe Kevini qenkan martuar pa bërë dasmë?! Ana befason me përgjigje (Foto)
Çifti i njohur, Ana dhe Kevini që nisen historinë e dashurisë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, vazhdojnë të tregohen tejet aktivë në rrjetet sociale.
Është Ana, ajo e cila së fundmi u është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram, shkruan IndeksOnline.
“A mendoni me bo dasmë apo vetëm bashkëjetesë”, ka qenë pyetja që i është bërë ish-banores së “BBVK”-së.
“Nashta jena martu po skena bo dasmë”, është përgjigjur shkurt Ana, në përgjigjen e saj.

Ndryshe, çifti duket kaq i lumtur përkrah njëri- tjetrit./IndeksOnline/

