75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / AR

Ana: Dihet me fillim se kush i fiton 200-mijë eurot në BBV

Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi ishte njëra ndër banoret e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”. Pas disa javë qëndrimi brenda shtëpisë ajo u eliminua.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Arta krijoi hitin “Je e vetmja dashuri” në bashkëpunim me reperin Getinjo.

Së fundmi, Arta ishte e ftuar në emisionin “Studio A” në ATV ku foli më shumë rreth eksperiencës së saj gjatë qëndrimit në shtëpi.

Këngëtarja ka ‘goditur’ produksionin e “Big Brother Vip Kosova” teksa ka thënë se qysh në fillim të spektaklit dihet se kush do të jetë fituesi i çmimit prej 200 mijë eurosh.