Ana e errët e famës, aktorja e njohur kujton momentin e tmerrshëm

Aktorja e njohur Katie Leung ka treguar se si u prit ajo në fillim të karrierës.
Në një intervistë, 33-vjeçarja u shpreh se kishe marrë mesazhe të shumta duke e akuzuar për pamjen e saj, transmeton Indeksonline.
“Dikush fshehurazi më bëri një foto, sapo e pash^ fillova të qaja”, u shpreh ajo.
Pasi u zbulua ajo foto në kohën e adoleshencës, aktorja kishte marrë kritika dhe komente negative.
“Mora shumë komente raciste. Unë nuk dëshiroja që të mbjellin urrejtje dhe nuk dua të më shikojnë thjeshtë si numër”, vazhdoi rrëfimin .
Iu kam drejtuar publicistit për ngacmimin racist, mirëpo më thanë që nuk duhet të deklarohem për shtypin. Më thanë se njerëzit do të flasin dhe nëse ju pyesin, atëherë thjesht thoni se nuk është e vërtetë, u shpreh ajo.
Edhe pse kisha një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me anëtarët e tjerë të filmit, ende kam kujtime të mira për punën në filmin e “Harry Potterit”.
“Sigurisht, unë isha mirënjohëse. Unë do të jem me të vërtetë mirënjohëse që isha në pozicionin ku isha”, tha Katie për rolin e saj. /Indeksonline/
