13:12 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ana e vogël, që s’po di t’i ndahet flamurit kombëtar

Ajo s’ishte në këtë botë kur Kosova u shpall shtet i pavarur.Por, u rrit me dashurinë për atdheun dhe flamurin kuq e zi.

Është kjo vogëlushja që mbanë emrin Ana e që vjen nga Podujeva.

Ana e vogël sot tregoi se ka zemrën e madhe, e se di ta festojë këtë ditë.

Ajo shihet e mbuluar nga një flamur kombëtar, ndërsa në mur është gdhendur edhe simboli i shqiponjës.

Fëmijët si Ana tregojnë se brezat e ri të vendit tonë, do ta përcjellin amanetin e heronjve dhe atyre që e lanë me gjak këtë tokë, për lirinë e fëmijëve tanë./Indeksonline