Ana Ejupit i ndodh e papritura në pushime, thotë se dikush ia vodhi çantat …

Ana Ejupi pak ditë më parë ishte për pushime jashtë vendit.
Megjithatë, ish- banores së “Big Brother Vip Kosova” i ka ndodhur e papritura, shkruan IndeksOnline.
Me anë të një paraqitje në rrjetet sociale, Ana ka bërë me dije se dikush ia ka vjedhur dy çantat e saj të preferuara.
Kujtojmë se Ana, pas rrugëtimit të saj në “BBVK”, po e shfrytëzon famën si mos më mirë, duke lidhur marrëveshje marketingu me biznese të ndryshme, punë për të cilën po paguhet bukur shumë./IndeksOnline/
