19:52 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ana Kabashi i këndon dashurisë, publikon projektin surprizë

Ana Kabashi ka sjellur një këngë të re surprizë për adhuruesit e saj në prag të festave të fundvitit.

Projekti i ri i Anës mban titullin “Dashni” i cili u publikua edhe me videoklip në të cilën këngëtarja shfaqet tejet atraktive dhe elegante, shkruan Indeksonline.

Për muzikën u kujdes Massive Production , Mix Master Granit Gashi  dhe Dardan , ndërsa për tekstin Ghulo.

Kujtojmë që Ana po e përmbyll një vit tejet të suksesshëm dhe të angazhuar profesionalisht./Indeksonline/