75 Mall Live Search
08:48 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ana Kabashi paralajmëron projektin e ri muzikor

Ana Kabashi ka pasur një sezon mjaft të ngarkuar me koncerte.

Këngëtarja e njohur megjithatë nuk e ka ndërmend të ndalet, ajo duket se së shpejti do të vjen me një këngë të re.

Zeshkania seksi ka paralajmëruar projekt e ri muzikor, i cili pritet të jetë mjaft ritmik dhe është realizuar edhe me videoklip.

“Fjala jem rëndë te ti peshon. Single im i ri”, ka shkruar ndër të tjerash Ana në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja së bashku me të motrën, Artën kanë sjell muajin e kaluar këngën e tyre të parë të përbashkët, “Papa”.

Ndryshe, këngëtarja nga Peja pas angazhimeve të shumta ka filluar pushimet nga ku nuk kanë munguar pozat seksi./Indeksonline/