16:55 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Anakonda kalon në mes të autostradës, ja çka bëjnë kalimtarët

Dje, Italo Nascimento Fernandes dhe gruaja e tij ishin duke udhëtuar afër shtëpisë së tyre në Brazil kur vërejtën diçka të papritur.

Në mes të autostradës, para tyre, kishte dalë një gjarpër i madh – një anakonda e cila po tentonte të kalonte mbrojtëset e rrugës.

“Vendosëm ta ndalim veturën dhe të dalim jashtë. Nuk kishte shenja se veturat në rrugë do të ndaleshin, në mënyrë që anakonda ta kalonte rrugën. Kam parë që i kanë shkelur gjarpërinjtë në rrugë edhe më parë dhe mendoj që është krim”, tha Fernandes për The Dodo.

Kështu, Fernandes filloi t’i sinjalizonte veturat në rrugë, që të ndaleshin për të mos e shkelur gjarprin e madh – dhe nuk ishte vetëm. “Shumë njerëz dolën dhe më ndihmuan”, tha ai.