“Analfabetë politikë, kërkuat të votohet në sallë dasmash e banesa të militantëve”, reagon Lushaku-Sadriu
Jehona Lushaku-Sadriu e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si parti të analfabetëve politikë.
Ky reagim vjen pas kërkesës së VV-së për të votuar në objekte private në diasporë.
“Paskan eskaluar mashtruesit e dëshmuar politikë mbrëmë me gjuhë fyese e linçuese ndaj LDK-së duke pretenduar se jemi kundër mërgatës.
Këta analfabetë politikë, problemin kryesor e paskan, që mërgata duhet me votu në ambasada!!! Këta duan me votu në salla dasmash e banesa të militantëve.
Vota është e shejtë! Vota meriton mbrojtje shtetërore!
Le ta themi qartë: problemi kryesor i këtyre mbetet vetë shteti; këta nuk e dojnë shtetin me rregulla, prandaj dëshirojnë t’i prishin rregullat për ta prishur vetë shtetin e Kosovës.
Harrojeni!
Shteti i Kosovës është i përjetshëm!
Vota e mërgimtarëve është e shejtë dhe meriton mbrojtjen shtetërore”, shkruan Lushaku-Sadriu në reagim./Indeksonline/

