11:38 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A. M.

Analisti Abdullahu: Nëse mbahen zgjedhjet këtë kohë, do të jetë një qeveri edhe më e keqe se kjo!

Analisti i njohur, Faton Avdullahu ka parashikuar se nëse mbahen zgjedhjet këtë kohë mund ta sjellin një qeveri edhe më të keqe se kjo qe kemi.

Sipas tij, në zgjedhje duhet shkuar vetëm kur qytetarëve i ofrohet një parti apo koalicion  politik që i ofron dy sene në të njëjtën kohë.

“Dialog të dobishëm e të guximshëm me Serbinë me ç’rast kjo parti do të siguroi mbështetje konstriktive nga Administra në Uashington të cilën nuk do ta paragjykoi.

Luftim përmbajtësor të korrupsionit pa populizëm linçues dhe pa dallime e ndikime klanore e interesa partiake.

Kur qytetari sigurohet se kjo mund të ndodh duhet shkuar në zgjedhje. Përndryshe të shkohet tani në zgjedhje, do ta kemi një President për pesë vite, por do të na dal një qeveri edhe më e keqe se kjo e tanishme e ndoshta edhe më jetëshkurte se ajo pararendësja”, ka shkruar ai.