21:55 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Analisti i njohur bëhet këshilltar i Vjosa Osmanit

Analisti i njohur politik, Artan Murati është prurja më e re në kabinetin e kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e ka konfirmuar vetë Murati përmes një postimi në Facebook, transmeton Indeksonline.

“Ju njoftoj qe nga sot i jam bashkuar Kabinetit te Kryetares se Kuvendit te Kosoves, zonjes Vjosa Osmani, si Keshilltar. Pervoja shumevjecare ne Kuvend, bashke me gjeneraten e politikaneve te rinj e te pakorruptuar, me bene te ndermarr kete hap, nder me te rendesishmit deri me tani. Kuvendi i Kosoves duhet te jete funksional dhe efektiv. Do te punoj me tere kapacitetin profesional e moral per t’i sherbyer vendit, per aq sa di dhe kam mundesi.” , ka shkruar ai në postimi ne tij./Indeksonline/