75 Mall Live Search
21:19 / E Enjte, 31 Mars 2022 / OSH

Analisti i Shqipërisë lavdëron Kurtin për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë: Ky akt i jep dinjitet Kosovës

Armand Shkullaku,analist nga Shqipëria në një debat televiziv ka lavdëruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për mos lejimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në territorin e Kosovës.

Shkullaku duke komentuar qëndrimin e Kurtit tha se ky është një akt që i jep dinjitet Kosovës,shkruan IndeksOnline.

Kurse, sa i përket qëndrimit të shteteve të QUINT-it tha se është një deklaratë kalimtare.

“Është akt që i jep dinjet shtetit të Kosovës. Nuk mundet secilit që i teket të bëjë zgjedhje.

Reagimi i QUINT-it, deklaratë kalimtare. Ata (serbët) mundë të votojnë me postë”, tha ai./IndeksOnline/