09:45 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Analisti komenton videon e dhimbshme, ka një mesazh për prindërit kosovar

Analisti, Armend Muja ka komentuar videon që tronditi botën ku shihet një fëmijë i cili i thoshte nënës së tij që ta mbyste me litar, pas ngacmimeve që kishte në shkollë.

Sipas tij, edhe prindërit kosovar duhet ta kuptojnë nëse fëmijët e tyre kanë një brengë të tillë.

“Kjo ka ndikim edhe ne performancë më të dobët ne shkolle (PISA,2018). Shpeshherë fëmijët imitojnë prindërit, andaj, paqe dhe respekt ne shtëpi”, ka deklaruar ai, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Bulizmi (ngacmimi ne shkolla) – Ne kete video te shperndare nga nje nene ne Australi shihet djali i saj 9 vjec duke thene ‘dua te vras veten’ per shkak te ngacmimit te vazhdueshem ne shkolle. E dhimbshme. Ngacmimi ne shkolle dhemb. Prinderit ne Kosove duhet kuptuar qe edhe femijet te tyre jane subjekt i talljeve dhe ngacimit ne shkolle. Kjo ka ndikim edhe ne performance me te dobet ne shkolle (PISA,2018). Shpeshhere femijet imitojne prinderit, andaj, paqe dhe respekt ne shtepi.