75 Mall Live Search
22:01 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Analisti kosovar: Një koalicion LVV, AAK dhe deputetët e pakicave do të siguronin votat për presidentin

Opinionisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje këto zgjedhje do të mund të bëjë një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me përfaqësuesit komuniteteve pakicë në Kosovë, për ta formuar qeverinë si dhe për të pasë vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit të ri në muajin prill.

“Do të duhet një aftësi negociuese dhe e kompromisimit për të arritur tek ai numri magjik i presidentit. Nuk po besoj se kjo do të jetë aq e vështirë, nëse i shikojmë këta numra një koalicion mes LVV-së, AAK-së dhe minioriteteve kanë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin”.

“Unë nuk e shoh mundësinë e ndonjë koalicioni mes dy partive tjera PDK dhe LDK me LVV-në, sepse rezultati e tregon një rezultat që këto parti më shumë se me koalicionet duhet të merren me vetveten. Sepse për ta themeluar qeverinë LVV e kanë një numër stabil, ato duhet të bëjnë koalicion për zgjedhjen e presidentit”.

Ibrahimi në Specialen Zgjedhore të Klan Kosovës ka theksuar se nuk mundet të ketë koalicione nga partitë tjera duke mos pasë brenda LVV-në.

“Në të kaluarën matematikat kanë determinuar në formimin e institucioneve,me numra të tillë nuk besojë se asnjë subjekt politik ka guxim të luajë këtë herë. Sepse është një fjalë që thotë kur flet sovrani të tjerët heshtin, tani është shumë e qartë se këtë herë LVV e ka marrë mandatin e plotë nga populli për t’u formuar këto institucione. Nuk besoj që partitë tjera do ta kenë guximin për t’i sfiduar këto rezultate”, ka thënë Ibrahimi.