Analisti kosovar: Po futemi zyrtarisht ne krizën më të thellë politike të pasluftës!

Analisti i njohur, Vigan Qorolli ka deklaruar se sot ka filluar të realizohet skenari, sipas te cilit gjithçka pritet te përfundojë ne Gjykatën Kushtetuese.
“Kërkesa e presidentit për qeveri te re dhe jo zgjedhje te reja — do ta polarizoje edhe me keq skenën politike. LVV ne njërën ane, te gjitha te tjerat bashke, ne anën tjetër.
Po futemi zyrtarisht ne krizën me te thelle politike te pasluftës”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline
Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.
Në këtë letër drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.