Analisti Musliu: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, AKI-ja aleat i palëkundur i CIA-s!

Analisti i sigurisë, Agim Musliu është deklaruar për vizitën e shefit të CIA-së në Kosovë.
“Përmbyllja e vizitës së drejtorit të CIA-s në rajon me vizitën në Kosovës, tregon qartë se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA-ja jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë!
William Burnsi, si kreu i agjencisë më të fuqishme në botë, përveç se mbylli vizitën në rajon me Kosovën, mbajti takime gjatë dy ditëve!
SHBA-ja ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës që të rriten, por CIA pothuajse “ka rritur në duart e veta” AKI-në!
Përveç AKI-së, i gjithë komuniteti i inteligjencës së Kosovës, edhe policia e edhe FSK-së, ka marrë praktikat më të mira në luftën e përditshme me sfidat!
Sfidat e dy dekadave të fundit kanë qenë të përbashkëta me gjithë Perëndimin! Fillimisht me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme, e tash e një dekadë – e kqeja e madhe e botës moderne Vladimir Putini dhe aleatët e tij.
Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së. AKI-ja aleat i palëkundur i CIA-s.
Së bashku, do të tejkalohen të gjitha sfidat!”, ka shkruar ai. /Indeksonline/