Analisti politik: Ferat Shala, i gatshëm t’i kalojë interesat partiake dhe klanore
Analisti Faton Avdullahu në debatin zgjedhor në Klan Kosova, duke folur për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për deputet ka veçuar ish-ministrin Ferat Shala.
Për zotin Shala ai tha se është në gjendje të kalojë interesat partiake dhe klanore kur është në pyetje interesi i Kosovës.
”Dua të theksoj edhe diçka tjetër: Ferat Shalën. Mbase nuk e njoh shumë personalisht, por për aq sa e njoh gjatë kohës kur kam punuar në qeveri, bashkëpunimi i tij si ministër me kryeministrin Isa Mustafa dhe njerëzit tjerë të Lidhjes Demokratike ishte aq korrekt, aq në kohë, ai ishte fleksibil dhe kreativ, sa mua më bëri të shoh një personalitet që i harron të gjitha dallimet partiake, nuk nisej për kurrfarë interesash partiake e aq më pak klanore, por është në gjendje të vendosë bashkë me partnerët tjerë në atë kohë kur Serbia mezi priste të i ndodh diçka e keqe Kosovës” ka thënë ai.