75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Analisti politik, ish këshilltari i Isa Mustafës aderon në PDK

Faton Abdullahu i njohur si analist dhe këshilltar i  Isa Mustafës, që nga sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin dhe aderimin e tij e ka bërë të ditur u.d. i kryetarit të PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një konferencë shtypi.

Hoxhaj ka thënë se veprimtaria e Abdullahut ka qenë e jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe.

Ndërsa Abdullahu bëri të ditur se dyert e PDK-së për të ishin të hapura.