75 Mall Live Search
21:39 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Analisti politik: Kurti shkoi tek Bahtiri, për me nis kaq dobët fushatën

Sot partitë politike, zyrtarisht hapën fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Derisa LDK, koalicioni NISMA – AKR –PD e bënë këtë hapje në kryeqytet, subjektet e tjera vendosën këtë ta bëjnë në qytetet e tjera.

AAK-PSD e nisën fushatën në Suharekë, ndërsa PDK ashtu si edhe Vetëvendosje në qytetin e Mitrovicës, shkruan Indeksonline.

Por, analisti politik, Albert Heta përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë një reagim të shkrutë në llogarinë e tij Facebook në adresë të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, ku e quajti hapjen e fushatës në Mitrovicë të dobët.

Heta tha se Kurti duhet ta spjegojë pse nuk e bëri hapjen në Prizren, komunën e vetme që udhëheq, por atë e bëri në Mitrovicë tek Agim Bahtiri e që ishte mjaftë e dobët në krahasim me partitë e tjera./Indeksonline/