75 Mall Live Search
12:19 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / kutia

Analisti Raci dënon sulmin ndaj Gazit: Dhuna s’është zgjidhje për problemet ndërpersonale!

Analisti i njohur, Gazmir Raci ka dënuar sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, që ndodhi paraditen e sotme.

“Sinqerisht më vjen keq për sulmin ndaj kryetarit të Pejës. Dhuna nuk është zgjidhje për problemet ndërpersonale. Peja ka vuajtur shumë nga aktet e dhunshme dhe nuk meriton të përballet me skena të tilla. Uroj që Peja të kthehet në lulen e bukur të Dukagjinit, e larg këtyre ngjarjeve dhe skenave”, ka shkruar ai.