75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 27 Maj 2025 / MSH

Analisti Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e LVV-së

liburn aliu

Analisti Azdren Shala, ka deklaruar ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka ndarë rrugë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurtin.

Shala, në Rubikon të Klan Kosovës, zbuloi edhe arsyen se pse ka ndodhur kjo.

“A e din pse kjo ndodh? Edhe Liburnit i ka dal haptas hajnia. Ose krimi dhe korrupsioni në Ministrinë e vet.

Por, Liburni nuk ka reaguar si këta të tjerët. Ai nuk u bë pjesë e korit linçues. Thjeshtë e ka pranuar me sportivitet djali. Është i hapur ndaj hetimeve dhe në rregull”, deklaroi ai në Klan Kosova.