23:53 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Analisti shqiptar: Nuk jemi vëllezër me kosovarët, ata janë shumë më të mirë se Shqipëria

Sipas analistit Gëzim Sinemati, nga mënyra se si luajnë futboll, ndërmjet Shqipërisë e Kosovës nuk bëhet fjalë për vëllazëri.

Gëzim Sinemati, analisti sportiv, në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel është shprehur se po të krahasosh Shqipërisë me Kosovën, për mënyrën si ata luajnë futboll, atëherë ne nuk jemi vëllezër.

Kjo sepse në aspektin e futbollit, kemi shumë ndryshime, sepse sipas tij “Dardanët” luajnë një futboll më të mirë.

“Nga mënyra si luajmë futboll, nuk jemi vëllezër me Kosovën. Kemi 20 vjet që nuk po gjejmë difektet në mbrojtje”, tha ai.

“Me Bullgarinë, Kosova krijoi aq shumë raste saqë Shqipëria nuk i ka krijuar në 3-4 ndeshjet e fundit”, është shprehur Gëzim Sinemati.