14:27 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / A. M.

Analisti Wahdatyar: Presidentja Osmani ishte e para që mirëpriti refugjatët, pasi talebanët pushtuan Afganistanin!

Analisti i njohur afgan, Hashim Wahdatyar ka lartësuar veprimet e presidentes së Republikës së Kosovës, për pritjen e refugjatëve afgan në Kosovë.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se Osmani ka hapur rrugë që afganët të mirëpriten në shtetet e Evropës.

“Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës. Në ditën kur talebanët pushtuan #Afganistanin , ajo ishte presidentja e parë që njoftoi pranimin e më shumë emigrantëve afganë. Presidenti Osmani po avokon për të sjellë më shumë refugjatë afganë në Evropë”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Kujtojmë se Kosova ka qenë ndër shtetet e para që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së për të strehuar afganët, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat amerikane, pasi talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Sot pritet të arrijë në Kosovë grupi i dytë i refugjatëve afgan

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka mbuluar të gjitha shpenzimet për afganët që ishin strehuar në vende të ndryshme të botës – përfshirë edhe në Kosovë. /Indeksonline/

Refugjatët afganë nuk vijnë sot në Kosovë - Telegrafi