75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 11 Maj 2023 / B O

Analiza e Capellos për Milan-Inter, sipas tij fajtor është Pioli

Fabio Capello e ka bërë fajtor Piolin për humbjen e Milanit ndaj Interit. Sipas tij strategjia e Piolit ishte e gabuar, sidomos në mesfushë.

“Pioli uk arriti të merrte masat për t’iu kundërvënë strategjisë së Interit që është me meritë këtu ku është. Nuk është derbi i parë që luan në këtë mënyrë dhe faji sigurisht që është i tij. Mesfusha nuk filtroi asnjëherë, ndërsa mesfushorët e Interit ishin përherë të lirë dhe ktijuan dyfishin e volumit krahasuar me ata të Milanit”.

Në vijim, ish-trajneri që në vitin 1994 triumfoi në finalen e Champions League me Milanin, shton:

“Gabime shumë të mëdha në pjesën e parë. Nëse do të isha trajner i Milanit, do t’u kujtoja të gjithë lojtarëve gabimet e bëra në pjesën e parë. Interi u tërhoq disi në të dytën por Milani duhej të kishte luajtur ndryshe”.