75 Mall Live Search
18:07 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Analiza e Shkëlzen Maliqit për bisedimet mes Isa Mustafës e Albin Kurtit

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si dhe Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur gjatë para dy dite takimin e radhës.

Ky takim është zhvilluar me qëllim te finalizimit të një marrëveshje mes dy subjekteve politike, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi.

Indeksonline nga burimet ka mësuar se gjatë takimit është diskutuar për ndarjen e posteve ku kushti i Kurtit ishte që Lëvizje Vetëvendosje ti kenë 7 ministri në rast që LDK dëshiron ta ketë postin e kryeparlamentarit dhe presidentit.

Se a mund të realizohet një gjë e tillë, sipas analisti politik, Shkelzen Maliqi kjo ide duket pothuajse e parealizueshme, sepse nuk beson që e kanë peshën e njëjte ministritë si të posteve.

“Nuk besoj që do të realizohet ky kusht i Kurtit për të marrë 7 ministri në rast se LDK merr dy postet, të presidentit dhe kryeparlamentarit. Ndoshta më logjike është 6 me 4 , por duhet të kompensohen edhe me ato postet tjera pra të zëvendësministrave, mundet mu gjet njëfarë zgjidhje mirëpo prapë se prapë nuk e kanë peshën e posteve .Pra, nuk besoj që realizohet, mirëpo duhet të gjehet një far kompromisi”, ka thënë Maliqi për Indeksonline

Ndryshe, takimet e dy palëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim dhe mbetët të shihet nëse këto dy parti do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare./IndeksOnline/