75 Mall Live Search
12:10 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / B O

Analiza e Wenger për lojën Liverpool-Inter: Klopp luajti aq sa iu nevojit, kam dilema te ndërhyrja e Fabinhos!

Arsene Wenger ka qenë analist mbrëmë në “BeinSports” gjatë ndeshjes Liverpool-Inter. Trajneri legjendar francez ka thënë se Liverpooli e ka merituar kualifikimin pasi ka qenë skuadër më e mirë se Interi në të dy përballjet.

Por, ish-trajneri i Arsenalit ka dilema tek ndërhyrja e Fabinhos nëse ishte aq serioze.

“Është një ndërhyrje ku ka dilema mashtrimi dhe të qenit i zgjuar. Ndërhyrja e Sanchez nuk kishte qëllim dëmtimi, por mbase ngutem sepse ndoshta vërtetë Fabinho kishte dhimbje” ka thënë Wenger.

Trajneri francez vlerëson se Klopp arriti që shumë mirë ta menaxhojë ndeshjen dhe nuk rrezikoi në asnjë moment shkuarjen në vazhdime.

“Liverpooli e meritoi plotësisht kualifikimin. Ata goditën tre herë shtyllën dhe ishin më dominues. Klopp tregoi pjekurinë e skuadrës që ka. Kur Interi shënoi, ai arriti ta menaxhoi ndeshjen duke mos rrezikuar në asnjë rast rezultatin. Kjo ishte më së shumti që mund të bënte Interi, dhe e përgëzoi” ka thënë Wenger.

I pyetur për skuadrat favorite për triumfin në Champions League, Wenger thotë se Liverpooli dhe PSG-ja bëjnë diferencën.

“E shoh Liverpoolin si skuadër të fuqishme, dhe se Klopp do të përmirësohet më shumë pas humbjes ndaj Interit. PSG ka emra që mund të vendosin secilën ndeshje. Mbappe e dëshmoi këtë në ndeshjen ndaj Realit” ka thënë Wenger./Indeksonline/