09:29 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Analizat e dështuara të Redi Jupit për Kosovën

Trajneri i njohur shqiptar Redi Jupi, njihet për deklaratat e tij kontraverse në lidhje me kombëtaren e Kosovës.

Jupi, që punon si analist në televizionin shqiptar Top Channel, kohë më parë kishte thënë se nga futbollistët e Kosovës vetëm Milot Rashica mund të luaj për kombëtaren e Shqipërisë.

Por forma e mesfushorëve ofenziv dhe sulmuesve “Dardanë” po dëshmon të kundërtën.

4 lojtarë të Kosovës po kalojnë formën më të mirë në karrierë, Milot Rashica, Bersant Celina, Vedat Muriqi dhe Arbër Zeneli, shkruan Indeksonline.

Paraqitjet e mira kanë bërë që skuadra të njohura në Evropë të jenë të interesuara për shërbimet e tyre.

Së fundi Jupi e vlerësoi mbrojtjen e Kosovës si të dobët pas dy golave të pranuara në miqësoren kundër Danimarkës.

Megjithatë vetëm pak ditë më vonë magazina e njohur “France Football” e zgjodhi mbrojtësin Fidan Aliti në formacionin më të mirë në botë.

Pas tërë këtyre fakteve duket se Redi Jupi ka nevojë të thellohet më tepër në analiza kur flet për kombëtaren e Kosovës. /Indeksonline/