16:50 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Analizë: Taktikat e Kosovës në ndeshjen kundër Anglisë

Anglia e filloi ndeshjen me formacionin 4-3-3 kurse Kosova 4-2-3-1.

Me anë të këtyre taktikave të menduara Kosova po bëntë presion efektiv mirëpo jo edhe të vazhdueshëm. Mirëpo ky presion bëri që të gabonte Michael Keane dhe Valon Berisha të shënonte për golin e parë të kësaj ndeshje.

Edhe pse presioni i kërkuar nga Bernard Challandes po funksiononte, Kosovës i mungonte konsistenca për të mbajtur lart intensitetin dhe efektivitetin. Pasi Kosova uli presionin, Anglia rifitoi posedimin dhe arriti të shënojë pesë herë gjatë pjesës së parë, pjesërisht falë performancës së shkëlqyer nga Sterling.

Edhe pse Kosova nuk krijoi shumë rrezik gjatë pjesës së parë, ishte mbresëlënëse të shihej sa e lehtë ishte për ta të gjenin hapësira, shkruan TotalFootballAnalysis, transmeton Indeksonline.

Andaj Kosova arriti t’i shënoj edhe dy gola në pjesën e dytë, dhe kishte krijuar edhe shanse të tjera të rrezikshme, të cilat ishin shumë pranë golit.

Ndërkohë, Kosova tregoi se ata kanë mjetet për të luftuar për vendin e dytë në grup. Ata treguan lëvizshmëri dhe fizik të shkëlqyeshëm si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Mirëpo mbrojtja u pozicionua keq disa herë gjatë lojës, posaçërisht pas humbjes së dueleve që nuk duhej të kishin ndodhur në radhë të parë./Indeksonline/.