Anamorava e mbushur me “pleq”, Dukagjini po rinohet – Lista e skuadrave nga më e vjetra deri te më e reja

Mediumi i njohur i futbollit “Transfermarkt” ka publikuar listën e skuadrave të Superligës së Kosovës me moshën mesatare më të vjetër dhe më të re.
Dy skuadrat me moshën mesatare më të vjetër në Superligë janë Gjilani dhe Drita, transmeton Indeksonline.
Mosha mestare e Gjilanit është 28.6 vjet kurse e Dritës 26.9 vjet. Pas tyre vjen Arbëria me moshën mestare 26.4 vjet.
Skuadra me moshën mestare më të re në Superligë është Besa e Pejës me 21.8 vjet.
Sliadra që ka më së shumti futbollistë është ajo e Prishtinës, kurse ekipi që ka më së paku lojtarë është Besa e Pejës me vetëm 22 futbollistë./Indeksonline/
