75 Mall Live Search
12:50 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ancelotti afër zyrtarizimit te klubi anglez, transferimi i parë për të shpreson të jetë Ibrahimoviqi

60- vjeçari po pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet tek Evertoni pasi që bisedimet janë ende duke u zhvilluar.

Dhe sipas raportimeve të fundit transferimin e parë që dëshiron ta bëjë tek Evertoni është Ibrahimovic.

Kjo pasi që futbollisti që nga 1 janari do të mbetet futbollist i lirë, sepse kontrata me Los Angelesin do të përfundojë.

Besohet se Ancelotti mezi priste ta kishte Ibrahimoviqin në skuadër gjatë kohës së tij te Napoli, andaj po kërkon që ta plotësojë këtë dëshirë tek Evertoni./Indeksonline/.