75 Mall Live Search
07:50 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Ancelotti arsyetohet për humbjen mbrëmë: Atletico pati kohë më shumë për t’u përgatitur

Skuadra e Real Madrid u eliminua mbrëmë nga Kupa e Spanjës pasi u mposht me një spektakël të vërtetë ndaj Atletico Madrid me rezultatin 4:2.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti foli pas ndeshjes dhe dha arsyet e veta pse klubi i tij u mposht mbrëmë, shkruan Indeksonline

“Atletico kishte një javë kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Normal se ata kishin avatazhin”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes

Kujtojmë që skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale të Copa del Rey, janë: Mallorca, Barcelona, Sevilla, Real Sociedad, Celta Vigo, Bilbao, Atletico Madrid dhe Girona./Indeksonline/