75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ancelotti, befason me deklaratën, e kishte parashikuar fatin e ndeshjes

Napoli ka mposhtur Salzburgun me rezultat 2-3 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i skuadrës italiane, Carlo Ancelotti, ka folur për ndeshjen, ku ndër të tjera tregon se kishte parashikuar fatin e ndeshjes.

E prisja një gjë të tillë, sepse e dija se duhej të bënim një sakrificë dhe të luanim me zgjuarsi për të marrë një fitore këtu“, ka thënë tekniku italian pas ndeshjes për Sky Sport.

“Kemi luftuar, ka qenë një ndeshje shumë tërheqëse dhe kemi ruajtur përqendrimin për 90 minuta. Është një rezultat i madh. Ndoshta jo të gjithë e njohin Salzburg-un, por ata janë shumë të rrezikshëm, veçanërisht në fushën e tyre dhe ne na është dashur të jepnim maksimumin për t’i mposhtur”.

Ancelotti ka folur më pas edhe për Mertensin, i cili ka parakaluar Maradonan në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Napoli-t.

Ka qenë një mbrëmje e madhe për atë, për ne, Napoli është kthyer të fitojë një transfertë në Champions League pas tre vitesh dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu“.

Insigne? I thashë para ndeshjes se do të luante dhe se do të vendoste takimin. Nuk jam një magjistar, por ia thashë“. /IndeksOnline/