12:21 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / L K

Ancelotti del në konferencë dhe zhgënjen tifozët e Realit

Carlo Ancelotti ka dalur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Celta Vigos.

Trajneri italian ka thënë se më nuk do të ketë asnjë transferim për skuadrën e tij.

“Ne nuk do të bëjmë asnjë blerje më dhe për këtë jam 100% i sigurtë. Skuadra që kam tani është finale për sezonin e ri dhe kjo është e mbyllur. Unë shoh një skuadër të motivuar me entuziazëm dhe mendoj se po bëjmë mirë. Konfirmoj që ndaj Celtas do të jetë titullar Kepa në portë” ka thënë Ancelotti./Indeksonline/