23:53 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ancelotti dhe Vidal afër ribashkimit

Napoli po kërkon që të jetë më konkurrues në sezonin e ardhshëm në Serie A pasi ka punësuar në stol, trajnerin e madh italian, Carlo Ancelotti.

Tri herë fituesi i Ligës së Kampionëve dëshiron që në formacionin e tij ta marr edhe yllin kilian të Bayern Munchen, Arthuro Vidal.

Mesfushori dhe Ancelotti ishin bashkë te Bayerni dhe tekniku dëshiron të punoj përsëri me të.

Thuhet se nga kërkesat tjera të trajnerit janë edhe Balotelli dhe një sulmues klasi si puna e Benzema. /IndeksOnline/