75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 13 Maj 2025 / L A

Ancelotti: Do të jem tifoz i Real Madridit tërë jetën

Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridit pas përfundimit të sezonit në La Liga.

Ai u zyrtarizua si trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit, ku do të marrë përsipër “Seleçaon” nga 26 maji.

Ai do të bëhet trajneri i tretë jobrazilian, që merr këtë detyrë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Mallorcën, ai foli për largimin e tij nga Reali, duke thënë se do të jetë gjithmonë tifoz i skuadrës.

“Do të jem tifoz i Real Madridit tërë jetën. Nuk e kam menduar kurrë se do të jem trajner për 6 vjet. Duhet ta falënderoj klubin”, shprehet Ancelotti.

Kujtojmë se Reali, do të zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Mallorcës që do të jetë një nga ndeshjet e fundit të tij si trajner i “Madrilenëve”./IndeksOnline/