Ancelotti do të luajë me një skemë tjetër nesër ndaj Barcelonës, pa Camavingan

Carlo Ancelotti duket se do të ndryshoi skemë për El Clasicon e nesërme ndaj Barcelonës.
Camavinga me shumë gjasë nuk do të startoi, ndërsa formacioni pritet të jetë 4-4-2.
Bellingham do të jetë si mesfushor i avansuar, ndërsa Rodrygo e Vinicius do të jenë dyshja sulmuese. Mendy pritet të jet startues në krahun e majtë të mbrojtjes.
Luka Modric poashtu pritet ta shoh El Clasicon ashtu siç nuk është mësuar viteve të fundit, nga banka rezervë./Indeksonline/
