75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Ancelotti drejt Brazilit, Reali gjen zëvendësuesin e tij

Real Madridi ka përzgjedur pasardhësin e Carlo Ancelottit.


Trajneri italian do të largohet nga “Los Blancos” verën tjetër, për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit.


Pa humbur kohë, madrilenët kanë zgjedhur, Xabi Alonson, si trajnerin e tyre të ri.


Ish-futbollisti i Realit aktualisht është trajner i Bayer Leverkusenit, ku i ecën punët mjaft mirë në sezonin e tij të parë në Bundesligë.


Sipas raportimeve, bordi i klubit madrilen unanimisht është pro emërimit të Alonsos në krye të ekipit që nga sezoni 2024/25. /IndeksOnline/