Ancelotti e dëshiron rikthimin e Ronaldos te Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se dëshiron të sjellë sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldon përsëri në “Santiago Bernabeu”.
E ardhmja e superyllit portugez është në dyshim, pasi marrëveshja e tij me Bianconerët përfundon në qershor 2022 dhe nga raportimet në Itali sugjerojnë se gjigantët e Serie A janë të përgatitur ta shesin për 30 milionë euro.
Ronaldo është lidhur me një lëvizje te Paris Saint-Germain dhe Manchester United, ndërsa Il Corriere dello Sport pretendon se agjenti Jorge Mendes e ka ofruar portugezin te Manchester City.
Mediat në Spanjë, megjithatë, pretendojnë se Merengues shpresojnë ta kthejnë Ronaldon në Madrid këtë verë, shkruan footballitalia.
Edu Aguirre i El Chiringuito beson se Real Madrid po monitoron situatën e sulmuesit të Juventusit, pasi ai thuhet se po kërkon një rrugëdalje nga Torino.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé është lidhur gjithashtu me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll, një veprim që thuhet se mund të bëjë që gjigantët e Ligue 1 të bindin Ronaldon të transferohet në Francë, ku ai mund të bashkohet me Lionel Messin.