75 Mall Live Search
09:30 / E Shtunë, 10 Gusht 2024 / Gj. Sh

Ancelotti e dëshiron transferimin e Laporte

Aymeric Laporte mund të jetë përforcimi i radhës në mbrojtje për Real Madrid-in.

Kampioni i Europianit me Spanjën, pas një sezoni të kaluar te Al-Nassr, mund të rikthehet në kontinentin e vjetër.

Laporte është në fokusin e “Los Blancos”, ndërsa personi që e ka rekomanduar te Real-i është trajneri Carlo Ancelotti.

Vetë lojtari, sipas medieve spanjolle është dakord me këtë transferim, por tashmë mbetet të gjendet akordi me klubin saudit.