23:50 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / Gj. Sh

Ancelotti: Ende nuk është vendosur asgjë

Real Madrid ka fituar ndaj Chelseeas me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Holat për “Mbretëtit” i shënuan Karim Benzema dhe Marco Asensio, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshje, trajneri i Real Madridit është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës, por thotë se asgjë nuk është vendosur.

Tekniku italian thotë se e pret një ndeshje të veshtirë javën e ardshme në “Stamford Bridge”.

“Ne kemi përfituar, por do të duhet të vuajmë. Njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë kemi dhënë shumë energji për të rikuperuar topin dhe ndoshta në fund na ka munguar energjia. Por ju duhet të jeni të kënaqur.

Jo, më pëlqen shumë skuadra, nuk është aq e lehtë nga pankina. Duhet të jesh i qetë sepse kanë mbetur edhe 90 minuta, sepse në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Duhet të dish ta menaxhosh atë avantazh. duke u përpjekur të përsëris lojën këtë herë në mbrëmje

Kjo nuk ka mbaruar, ka mbetur një lojë tjetër dhe ne duhet të përgatitemi. E dimë që Chelsea do të përpiqet të japë gjithçka javën e ardhshme.”, ka deklaruar Ancelotti./IndeksOnline/