Ancelotti fillon bisedimet me Everton
Carlo Ancelotti pasi u shkarkua nga posti i trajnerit te Napoli tani ka filluar bisedimet me skuadrën angleze, Everton.
Italiani ka mbërritur në Merseyside këtë pasdite për t’u bërë trajneri i ri në Goodison Park. Ai pasi u shkarkua nga Napoli javën e kaluar u zëvendësua nga Gattuso.
60 vjeçari ka fituar Ligën Angleze, FA kupën gjatë kohës kur ishte trajner te Chelsea në vitet 2009-2011 dhe po ashtu ka arritur të fitojë edhe trofe të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/.